Rreth projektit
"Laboratori yt" është një projekt i cili ka për qëllim përmirësimin e mësimit në lëndën e kimisë, rritjen e atraktivitetit të lëndës, si dhe ofrimin e mundësive tek nxënesit për të pasur çasje në laborator virtual, duke u zgjeruar më shumë në aplikimin e eksperimenteve që ndodhen në librat e kimisë së kalsëve X, XI, XII , duke u bazuar në të arriturat e fundit të shkencës së kimisë në botën bashkëkohore.
Përveç kësaj, nxënësit në këtë ueb-faqe do të kenë qasje edhe në videot e paraqitura, fjalorin kimik i cili përmban emërtimet e komponimeve të ndryshme, tabelën e sistemit periodik me informata për secilin element, kuizet me pyetje të ndryshme, dhe kuriozitetet me plot informata që si keni dëgjuar.
Ky projekt u realizua nga: Aurela Shala, Blinë Arifi, Haxhere Azizi, dhe Rozafa Bislimi në edicionin e parë me dy antare të reja Dëbora Kryeziu dhe Deniza Hamiti në edicionin e dytë.
Vullnetare të këtij projekti janë: Elsa Huruglica, Era Hoxha, Eda Rrahmani, Jora Ismaili dhe Rrezarta Ramadani.
Eksperimentet në laborator janë të zhvilluara me ndihmën vullnetare të profit të kimisë Islam Zuzaku.
Veçantia e projektit “Laboratori Yt” është se pa marrë parasyshë gjendjen pandemike në të
cilën ne gjendemi, mësim online apo fizikisht, laboratori virtual është gjithnjë i disponueshëm për përdorim, në ueb-faqen shkollat.org.
Ky projekt mundësohet nga IPKO Foundation dhe mbështetet nga UNICEF Innovation Labs.
Instagram, Facebook